Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, flakët depërtojnë në thellësi të masivit me ah, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Pasditen e sotme zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës ka hyrë në thellësi të masivit me ah.

Burime zyrtare pranë bashkisë së Pustecit bëjnë të ditur se me aq forca që kanë punuar deri më tani me mjete rrethanore e me pompa shpine uji ka qenë e pamundur për të mbajtur zjarrin larg masivit me ah te këtij parku Kombëtar

Për këtë kryetari i bashkisë Pustec Pali Kolefski, por dhe drejtori i zonave të Mbrojtura Gjergji Koki kanë kërkuar ndërhyrjen nga ajri si e vetmja mundësi e mospërfshirjes nga flakët të këtij masivi pyjor. Si njeri dhe tjetri thanë se, në qoftë se zjarri hyn brenda këtij masivi dëmi ekologjik do të jetë në përmasa të mëdha.

Gjithnjë sipas tyre vetëm ndërhyrja nga ajri bën të mundur mosdepërtimin e flakëve.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com