35 persona janë dërguar në spitalin e Lushnjes. Ndërkohë raportohet nga spitali, se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Situata vijon që të jetë kaotike që prej mesditës së të hënës, ku edhe qendra tregtare, e cila ndodhet në një pallat shumëkatësh u përfshi nga flakët.
Një grup zjarrfikësish u nisën nga Tirana për t’u ardhur në ndihmë kolegëve të tyre.
I pranishëm në vendin e ngjarjes është edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.