Zjarri në Malin e Thatë/ Situata përmirësohet pas ndërhyrjes nga ajri, kryebashkiaku i Pustecit: Shqetësim vatrat në kufi me Maqedoninë e Veriut

Edhe pse kanë kaluar 12 ditë zjarri në territorin e bashkisë Pustec në Mal të Thatë vijon të mbetet aktiv.

Falë ndërhyrjes nga ajri situata e zjarrit është përmirësuar ndjeshëm por vatrat rrezikojnë të aktivizohen për shkak të temperaturave të larta, erës dhe llojit të bimësisë.

Në një komunikim për mediat kryetari i bashkisë se Pustecit, Pali Kolevski thotë se gjatë paradites situata është më e qetë, por nga mesdita shtohet intensiteti i flakëve duke zgjeruar siperfaqen e djegur.

Kolecski sqaron gjithashtu se nē majën e Malit të Thatë, në vendin e quajtur Pllaja e Pusit, situata është më e vështirë për shkak edhe të terrenit të thyer malor që vështirëson ndërhyrjen e forcave.

Janë dhe disa vatra të vogla në kufi me Maqedoninë.

Aktualisht në terren janë 25 forca të ushtrisë, shërbimi zjarrfikës të bashkive por dhe nga Zonat e Mbrojtura që po punojnë në këto pika të evidentuara.

Kolevski sqaron se vatra aktive ka edhe në parkun kombëtar të Prespës.

“Jemi në komunikim tē vazhdueshëm me Emergjencat Civile tē cilave u kemi kërkuar qē edhe sot të vazhdojë ndërhyrja nga ajri, por për momentin avionët janë në Malin e Tomorrit dhe kur të ketê hapësirë do konsiderohet edhe ndërhyrja në Prespë.

Në Parkun e Prespës vatrat janë të vogla,por mbeten shqetësim vatrat e zjarrit pērgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut ,të cilat janë përhapur edhe në Parkun e Galiçicës dhe rrezikojnë si zonat pyjore të Pogradecit ashtu edhe të bashkisë sē Pustecit” shprehet kryebashkiaku i Pustecit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com