Policia ka shpallur në kërkim një person në lidhje me zjarrin që ra një ditë më parë në fabrikën e përpunimit të plastikës në Elbasan, e vendosur në zonën e ish-Metalurgjikut, në Bradashesh.
Zjarri me përmasa të mëdha shkaktoi dëme të mëdha dhe ndotje, teksa policia ka shpallur në kërkim K. B., 54 vjeç, me detyrë administrator në kompani.
Sipas policisë, gjithçka nisi rreth orës 15:00 të së mërkurës, teksa zjarri dyshohet se është shkaktuar prej një shkëndije elektrike.
Ekipet zjarrfikëse kanë mundur t’i venë flakët në kontroll vetëm pas disa orësh.
/a.r