Ministria e Mbrotjtjes informon se ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Malin e Thatë në Pustec.
“Nis në Malin e Thatë, në Pustec ndërhyrja e parë nga avioni i ardhur sot, si mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile. Ndërhyrja me avion dhe helikopter do të vijojë, sipas përcaktimit të emergjencave civile”, thuhet në njoftim.
“Nis në Malin e Thatë, në Pustec ndërhyrja e parë nga avioni i ardhur sot, si mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile. Ndërhyrja me avion dhe helikopter do të vijojë, sipas përcaktimit të emergjencave civile.
Mirënjohje partnerëve tanë evropianë për mbështetjen në këto momente të vështira, që ndikohen nga temperaturat ekstreme që kanë përfshirë gjithë rajonin!”, njofton Ministria e Mbrojtjes.