Zjarret në Greqi, flakët kanë shkatërruar 37% të sipërfaqes pyjore

 Zjarret në Greqi gjatë shtatë viteve të fundit kanë shkatërruar mbi një të tretën e sipërfaqes pyjore në rajonin e Atikës, që përfshin kryeqytetin Athinë dhe qytetin port të Pireut.

”Sipas të dhënave të reja, 13 megazjarre nga viti 2017 deri më 13 gusht kanë djegur një zonë të madhe sa rreth 70 000 hektarë të sipërfaqes totale të rajonit prej 250 000 hektarësh, ose 37 për qind. Më konkretisht, nga 125 000 hektarë në zonat pyjore në rajon, 45 000 hektarë janë shkatërruar nga zjarret në tetë vitet e fundit. Zjarri që shpërtheu në verilindje të Athinës të dielën ka shkatërruar deri më tani një sipërfaqe prej 9 600 hektarës”, thuhet në një deklaratë të Observatorit Kombëtar të Athinës bazuar në të dhënat nga shërbimi i BE-së ”Copernicus”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com