Një zjarr ka përfshirë nënstacionin elektrik në lagjen 18 në Korçë. Si pasojë e zjarrit kanë mbetur pa energji elektrike disa zona në Korçë dhe jo vetëm.
Në vendin e ngjarjes ndodhet shërbimi zjarrfikës, por dhe forcat e policisë për vendosur situatën nën kontroll dhe hetuar shkakun e këtij zjarri.
Nga ana tjetër edhe punonjës të operatorit të shpërndarjes dhe transmetimit të tensionit lartë po punojnë për riparimin e këtij defekti dhe rikthimin e energjisë elektrike.