Zjarr në një hotel në Greqi, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën një person ka humbur jetën ndërsa 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një hotel në qytezën Kalambaka të Greqisë.

Siç raporton televizioni shtetëror grek ERT, zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit në një hotel që ndodhet në qytezën Kalambaka, e njohur për turizmin dimëror në afërsi të Trikalas në rajonin e Thesalisë.

Si pasojë e zjarrit humbi jetën pronari i hotelit ndërsa 10 të tjerë u plagosën.

Ndërkohë u shpëtuan 26 persona, përfshirë 8 fëmijë të cilët ndodheshin në hotel. Ndaj zjarrit ndërhynë 34 zjarrfikës me 12 automjete zjarrfikëse. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në hotel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com