Një zjarr ka rënë rreth orës 16:00 të ditës së sotme në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat.
Zjarri i rënë në një banesë private në këtë lagje është parë nga banorët përreth, të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit.
Ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë e zjarrfikësve dhe policisë ka sjellë neutralizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit në një kohë të shkurtër.
Fatmirësisht në banesë nuk kishte asnjeri në momentin e rënies së zjarrit, që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Si pasojë e zjarrit është djegur njëra nga dhomat e katit të parë të banesës së shtetasit A. Merko.