Zjarr në laboratorin e analizave mjekësore në Gramsh, mësohen detajet e para

Një qark i shkurtër elektrik ka shkaktuar panik në radhët e personelit mjekësor në laboratorin e analizave në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Gramsh.

Burime zyrtare bënë me dije se një vatër zjarri u shfaq në një nga laboratorët e këtij institucioni por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën automjetet e shërbimit zjarrfikëses të cilat izoluan dhe flakët e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që dyshohet se ka ardhur nga mbingarkesa në rrjetin elektrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com