Zjarr në Berat, e pamundur të ndërhyhet nga zjarrfikësit! Flakët po shuhen me mjete rrethanore

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Malinat të Beratit. Zjarri, i cili dyshohet se ka qenë i qëllimshëm, u përhap me shpejtësi drejt zonës kodrinore të mbjellë me hardhi e pemtari, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Drejt zonës shkuan 20 zjarrfikës nga Berati, 10 nga Poliçani dhe forca policie. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse drejt zonës së zjarrit dhe për këtë arsye u punua me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëheeshme, u bë i mundur izolimi i zjarrit, duke u shmangur përhapja drejt fshatit Malinat dhe plantacioneve me pemë frutore dhe ullinj. Zjarri është lokalizuar dhe po punohet për fikjen e tij të plotë pasi në zonë ka ende disa vatra aktive tymi që po mbahen nën monitorim.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 2 ha me bimësi të egër dhe rreth 50 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit Fitim Hadaj, banor i fshatit Malinat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com