Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pjesën lindore të fshatit Dukat i Ri në Vlorë. Zjarri ka nisur që prej orës 2:00 të mëngjesit dhe vazhdon ende.
Në terren kanë shkuar forcat zjarrfikëse si dhe punonjës të Zonave të Mbrojtura, por e kanë patur të pamundur shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të vështirë malor.
Deri tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara, por vetëm për djegie shkurresh.
/a.r