Zjarr i madh në Labovë të Gjirokastrës, 17 zjarrfikës në terren për shuarjen e flakëve

Një zjarr i madh ka përfshirë mëngjesin e sotëm fshatin Labovë të Bashkisë Gjirokastër. Në orën 03:30 minuta një grup prej 11 forcash efektive të repartit zjarrfikës dhe 6 punonjës mbështetës me kontratë u nisën për të ndërhyrë në zjarrin që ndodhej në mal mbi fshatin Labovë.

Me mbërritjen në vendngjarja zjarrfikësit konstatuan disa vatra zjarri dhe ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për izolimin deri në fikjen e plotë të zjarrit.

Një pjesë e grupit të ndërhyrjes do të vazhdojë të qëndrojë në vendngjarje për të monitoruar duke mos lejuar riaktivizimin e vatrave të zjarrit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com