Më 18 mars u mbajt në Pekin aktiviteti i shkëmbimeve të të rinjve kino – amerikanë me temën “Miqtë që vijnë nga larg”. Ky aktivitet që u organizua nga CMG – Grupi Mediatik i Kinës në bashkëpunim me Shoqatën e Shkëmbimit të Nxënësve Adoleshentë Amerikano – Kineze. Aktiviteti është pjesë e programit të ardhjes në Kinë të 50 mijë adoleshentëve amerikanë, për shkëmbim kulturor dhe studim. Numri i të ftuarve ishte rreth 100 veta.
Kryetari i CMG-së Shen Haixiong u shpreh se ky vit përkon me 45 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve kinezo – amerikane. Shen Haixiong beson se përmes kësaj vizite shkëmbimi, secili mund ta shohë me sytë e tij Kinën nga afër, ta dëgjojë me veshët e tij dhe të provojë direkt shijen e shkëlqyer të ushqimit kinez. Ai beson se në këtë mënyrë do ta kuptojnë dhe ndjejnë më thellë Kinën.
Në nëntor të vitit të kaluar, gjatë vizitës së Presidentit Xi Jinping në SHBA, CMG-ja organizoi në San Francisko aktivitetin “Dialogu Miqësor Kinë – SHBA mbi shkëmbimet kulturore”. Shfaqja e nxënësve të shkollës së mesme Lincoln ishte e sinqertë dhe prekëse.
Shen Haixiong tha: “Adoleshentët janë një kapitull i mrekullueshëm në jetë. CMG është gjithashtu një media plot vitalitet rinor. Çdo mik këtu është themeli, shpresa, e ardhmja dhe vitaliteti i marrëdhënieve Kinë – SHBA. Le të bëhemi miq dhe të mësojmë nga njëri-tjetri, të kontribuojmë në miqësinë mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, dhe të promovojmë marrëdhëniet kino – amerikane drejt një të ardhme më e mirë!”
Kryebashkiaku Richard Walter Muri i Steilacoom-it, në Uashington, shprehu mirënjohje për Grupin Mediatik të Kinës dhe Shoqatën e Rinisë dhe Shkëmbimit të Studentëve SHBA-Kinë, për ftesën për të marrë pjesë në këtë veprimtari. Jam i nderuar të jem një nga pjesëmarrësit e parë në këtë nismë dhe të ftohem të shkëmbej ide me mësuesit dhe studentët nga shkolla e mesme Lincoln dhe shkolla e mesme e Steilacoom-it. Shpresoj se 24 studentët amerikanë të shkollës së mesme që kanë ardhur në Kinë këtë herë, mund të përjetojnë dhe të kuptojnë Kinën, nëpërmjet udhëtimit të tyre dhjetë ditor, dhe të bëhen ambasadorë të rinj të miqësisë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.