Zhvillohet aktiviteti: Botë e larmishme – Rinia në krijimin e risive

Të premte u zhvillua në Pekin aktiviteti artistik kulturor Kinë-Evropë“Botë e Larmishme – Rinia në krijimin e risive” organizuar nga Qendra e Programeve të Gjuhëve Evropiane dhe Latino – Amerikane pranë CMG-së dhe Departamenti i Informacionit të Bashkisë së Pekinit

Veprimtaria pasqyroi pikat kryesore të aktivitetit të integruar në media “Kur Tai Chi takohet me Simfoninë” – Shkëmbimet Rinore Kinë-BE, prodhuar nga Qendra e Programeve të Gjuhëve Evropiane dhe Latino – Amerikane pranë CMG-së, si edhe një numër institucionesh nga Kina dhe Evropa.

Aktiviteti nxorri në pah elementet përfaqësues të kulturës kineze dhe perëndimore, Tai Chi dhe Simfoninë, duke u fokusuar në tema si sporti, muzika, mbrojtja e mjedisit, si edhe duke integruar platformat sociale, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve kinezë dhe evropianë. “Kur Tai Chi takohet me Simfoninë” Shkëmbimet Rinore Kinë-BE, i cili frymëzoi entuziazmin e të rinjve të Kinës dhe Evropës për të marrë pjesë në këtë ngjarje. Përmbajtjet përkatëse të aktivitetit në mediat sociale jashtë vendit i kaluan 130 milionë. Një numër i madh i të rinjve nga Kina dhe Evropa ndajnë thelbin e kulturave të tyre falë inovacionit dhe kreativitetit. Ata shprehin vlerësimin dhe miqësinë të ndërsjellë me njëri-tjetrin, përmes shkëmbimeve interaktive

Gjatë aktivitetit, këngëtarja angleze Phoebe Haines dhe këngëtarja kineze Wang Zhaoyi interpretuan së bashku këngën kineze “Ode për Lulëzimin e Dardhës”. Instrumentisti austriak Tymur Melnyk dhe violinisti kinez Liu Wen performuan vepra të famshme të dy vendeve ” Schn Rosmarin ” dhe “Dua Kinë”. Balerina serbe Jelena Ćulafić interpretoi “Valsin nr. 2” dhe Orkestra Yangqin e Konservatorit Qendror të Muzikës performoi “Lajmi i mirë” dhe ” Csárdás”. Kampioni kombëtar i arteve marciale Tai Chi Gao Chongyan gjithashtu pati një performancë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com