Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm ka ndikim global

Sipas llogaritjeve fillestare, prodhimi i brendshëm bruto (PBB-ja) i Kinës vitin e kaluar ishte 126 058.2 miliardë juanë, 5.2 % më shumë në krahasim me vitin 2022 me çmime të pandryshuara dhe me një normë rritjeje 2.2 pikë përqindjeje më shumë se rritja vjetore më 2022. Vëllimi ekonomik është zgjeruar nga tremujori në tremujor, PBB-ja për frymë u rrit me 5.4 % në krahasim me vitin pararendës; situata e përgjithshme e punësimit është përmirësuar dhe shkalla e papunësisë urbane e anketuar ka rënë me 0.4 pikë përqindjejeje krahasuar me vitin pararendës. Ndërkohë, vjet investimet në aktive fikse janë rritur me 3.0 % në krahasim me vitin 2022, ndërsa prodhimi, investimet dhe import-eksporti i produkteve kryesore industriale i kanë tejkaluar shumë nivelet e vitit 2019. Sipas të dhënave statistikore, ekonomia e Kinës po konsolidon dhe po forcon prirjen e rimëkëmbjes.
Në vitin e kaluar, ekonomia botërore u zhyt më tej në vështirësi, struktura ndërkombëtare u ndërlikua dhe konfliktet gjeopolitike ndodhën shpesh. Sipas parashikimeve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, norma e rritjes së ekonomisë globale në vitin 2023 është 3.0 %, ndërsa Komisioni Evropian e uli parashikimin e normës së rritjes ekonomike në zonën e euros gjatë vitit 2023 në 0.6 %. Në krahasim me vendet e tjera kryesore të botës, norma e rritjes e Kinës renditet në vendet e para.
Nën ndikimin e inflacionit të shkaktuar nga politika monetare e vendeve të zhvilluara, kostoja e jetesës dhe e kredive në shumë vende është rritur shumë, duke ulur konsumin në këto vende. Sipas një sondazhi nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Britanisë, në Krishtlindjet e vitit 2023, 46 % e të pyeturve thanë se do të pakësonin shpenzimet e tyre për ushqimin apo dhuratat e Krishtlindjeve. Por në Kinë, vëllimi i përgjithshëm i shitjeve me pakicë të mallrave të konsumit shënoi rekord vitin e kaluar dhe shpenzimet e konsumit kontribuuan me 4.3 % për rritjen e përgjithshme. Gjatë festës së Vitit të Ri që sapo kaloi, konsumi i sporteve dimërore ishte shumë i popullarizuar dhe disa platforma bënë të ditur se porositë për udhëtime jashtë vendit u rritën me afro katër herë, shkruan CMG

Sipas parashikimeve të një raporti të OKB-së, tregtia globale e mallrave do të ulet me 7.5 % në vitin 2023. Por import-eksporti i mallrave në Kinë është përgjithësisht i qëndrueshëm dhe Kina pritet të mbetet vendi më i madh në botë në tregtinë e mallrave për shtatë vjet me radhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com