Kërcimi latin i Ronaldo Sharkës këtë të premte në DWTS duket se nuk u prit aq mirë nga juria.
Juria e kritikoi gazetarin duke vënë në dukje se ai ka sjellë të njëjtin zhanër kërcimi në të katërta netët e Dancing.
Valbona Selimllari: Më dil nga ‘confort zone’. Këtë radhë kërceve më pak se herën tjetër dhe ishe prapë në ujërat e tuaja. Herën tjetër hajde më kërcim tjetër të lutem.Ilir Shaqiri: Është pak e vështirë ta analizosh. Ke kërcyer disa zhanre, janë kërcime që kur shoh një i kam parë të gjitha. Duhet të tregosh diçka më ndryshe sesa këto tre hapa që po vërtiten në 4 kërcime.
Lori Bala: Këtë natë mund të zgjidhje diçka tjetër
Olta Gixhari: Mendoj që të gjitha zhanret janë njësoj, nuk shoh diferencë përparim ndryshim në 4 netë.
Në fund të kërcimit Ronaldo dhe partnerja e tij u vlerësuan me 20 pikë nga juria, por reagimi i Eni Shehut degradoi në debat të fortë mes dy konkurrentëve.
Eni Shehu: Ronaldo o yll bote ça ke me mua, ke tre javë që me je ngjit. Unë jam përgjigjur sa herë jam pyetur me ty. Frenki është vetëm duke u ankuar për ty, s’dua tua prish festën për Tiktok por këtu është Dancing. Këtu luhen këmbët jo dhëmbët.
Ronaldo Sharka: Rrogën e do me siguracione apo pa siguracion
Eni Shehu: Më kanë thënë njerëzit ‘se shohim dot se ka vetëm debate dhe polemika aty’.
Ronaldo: Janë dy 8-ta majtas dhe djathtas që ty të ngrenë pikët. Unë nuk kam ndërmend të bëj debat me fansat e Oltës, merr pankartën ‘Team Olta Luanesha’. Mos e njollos biografinë tënde televizive.
Eni: Kur juria i thotë ‘jo jo jo’ katër herë, të marrë komardaret dhe të zhduket nga kjo skenë.
Ronaldo: Debat me fansat e Oltës nuk bëj. Më tha ‘zhduku nga skena’. Në të gjitha kërcimet e tua nuk gjen 30 sekonda kërcim. Lëre Frenkin mos u merr me Frenkin
Eni: Më vjen gjynah për atë vajzën
Frenki: Ankesat e mia janë inkurajim për Ronaldon
Ronaldo: Kush e ka mësuar këtë zhurmues. Je i rritur që të bësh këto debate
Eni: Këmbët këtu, dhëmbët në vend tjetër
Ronaldo: Hajde ulu te Olta merr freskuese, mblidhe pak veten tani, nëse të shqetësonte kjo, më kapje në korridor, i ruan këtu se doni vëmendje. Kostumi i zi të shkon shumë, siç ke dhe shpirtin. Unë e shijova shumë Bora, kjo skenë është magjikë, publiku të votojë Vip9 se dhe njerëzit që bullizohen dhe janë të këqij në fillim, mund të shkojnë në finale.