Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës pas takimit me gjyshërit, zbardhen detajet: Nusja konflikt me vjehrrit pas vdekjes së bashkëshortit…!

Pavarësisht kërkimeve të policisë, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë nga 3-vjeçari dhe gjyshja e tij që rezultojnë të zhdukur prej 3 ditësh.

Babai i fëmijës Avni Gjuni humbi jetën në shkurt të vitit 2023 në një aksident automobilistik që ndodhi te Kthesa e Kamzës. Automjeti ku ai ishte pasagjer doli nga rruga duke i shkaktuar vdekjen, raporton gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi.

Të tronditur pas kësaj ngjarjeje dhe largimit të nuses me nipin te prindërit e saj, Rexhep dhe Berile Gjuni vendosën të largohen edhe nga shtëpia e tyre në zonën e ish-Kënetës për t’u zhvendosur në një banesë me qira në të njëjtën zonë. Aktualisht, në të nuk ndodhet askush, ndërsa policia vijon kontrollet në bashkëpunim dhe me policinë e Kukësit dhe rrethet kufitare për të gjetur fëmijën dhe gjyshen, ndërsa 60-vjeçari Rexhep Gjuni është proceduar penalisht nga prokuroria për marrjen pa të drejtë të fëmijës.

Ai nuk ka bashkëpunuar me policinë duke qëndruar në pozitat e mohimit të dijenisë mbi vendndodhjen e nipit dhe gruas së tij. Fillimisht ka thënë se kanë shkuar në Kukës te familjarët e tyre, por atje nuk është gjetur.

Në bazë të legjislacionit tonë penal, “marrja pa të drejtë e fëmijës” është një kundërvajtje penale që dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burgim.

Përpos frikës se nusja mund të largohej jashtë vendit dhe të mos i lejonte të shihnin nipin, dyshohet se gjyshërit kanë pasur një konflikt me nusen edhe për përfitimet ekonomike pas vdekjes së djalit./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com