Një 31-vjeçar nga Kavaja është zhdukur që prej dy ditësh. Ka qenë babai i tij, i cili ka bërë kallëzimin në polici ditën e djeshme, 24 shtator.
Sipas njoftimit të policisë, 31-vjeçari Xh.K është larguar nga banesa me makinën e tij dhe nuk është kthyer më.
“Më datë 24.09.2024, në Komisariatin e Policisë Kavajë ka kallëzuar shtetasi Xh. K., 62 vjeç, banues në Kavajë, se më datë 23.09.2024, është larguar nga banesa, me automjetin e vet, djali i tij, shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Kavajë, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 31-vjeçarit”, njoftoi policia.
/a.r