Një nënë e dëshpëruar për të voglin e saj prej 4 ditësh. Përmes një prononcimi për mediat, e reja tregoi se me mirëbesim ua dorëzoi fëmijën për disa orë gjyshërve të tij. Kjo sepse ata jetojnë të ndarë, që prej vdekjes së bashkëshortit të saj.
E reja rrëfen se vjehrri i saj Rexhep Gjuni i ka thënë në telefon se nuk do ia sjellë më fëmijën. Për marrëdhënien me vjehrrit thotë se s’ka qenë e mirë që prej humbjes së bashkëshortit.
“I kemi afër me shtëpi, jetoj te prindërit. Nuk janë fare te shtëpia, kanë ik larg. Nuk e di asnjë…”
Dyshimet janë se 3 vjeçari ndodhet në Kukës, vendi i origjinës së gjyshërve. Por policia ende nuk ka marrë një informacion për rastin.
Prononcimi i plotë i nënës së fëmijës për gazetarët:
Kur ta kanë marrë fëmijën, sa ditë u bënë?
-U bënë sot 4 ditë, ma kanë marrë që të Shtunën në mëngjes, e s’ma kanë sjellë…
Kur ka humbur jetën bashkëshorti juaj?
-Ka një vit e dy muaj që ka vdekur, dhe ata duan që të marrin çunin. Në fillim nuk ma jepnin, kam ikur me zor. Ata s’pranonin. Vjehrri dhe vjehrra vinin çdo fundjavë, ua lija unë, jo me ligj. U thoja ikni te ligji, nuk pranonin. Ua kam lënë vetë… Disa orë, nga ora 9 e mëngjesit… Pastaj kur shkon ora 3, i marr në telefon u them ku jeni. Pse s’keni ardh? Më thanë “s’ta sjellim më”.
Çfarë bëtë ju?
-Ja direkt te policia. Shkova në shtëpi, s’ishte. Pastaj denoncova.
Çfarë ka bërë policia deri tani?
-I kanë marrë në telefon, u bënte presion dhe atyre. “Nuk e sjell, vetëm kur të ma japë mua çunin.” Kërkonte kushte, që ta marrë ai, të mos dalë jashtë shtetit. Ai nuk tregon se ku është fëmija. Thotë nuk e di, gënjen…
Nga jeni me origjinë?
-Unë jam nga Dibra, ata nga Kukësi. Duan që ta marrin ato. Ato jetojnë në Durrës, por nga Kukësi me origjinë.
Çfarë kërkoni ju si nënë?
–Dua çunin tim, policia e shteti të ma sjellin. Ka 4 ditë që se kam parë, a është gjallë, a e kanë marrë jashtë shtetit. Dua fëmijën tim, të gjendet sa më shpejt! (Qan)
/a.r