Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare është zhdukur pa gjurmë në qytetin Oradea, në veri-perëndim të Rumanisë. Bëhet fjalë për të riun, Geri Hoxha.
Sipas policisë 24-vjeçari doli nga banesa më 1 dhjetor dhe prej asaj dite ka humbur çdo kontakt me familjen e tij.
Ndërkohë sipas detajeve që ka përshkruar policia, ai është i gjatë rreth 1.80 m, peshë rreth 120 kg, fytyrë ovale, sy kafe dhe flokë të zinj, ndërsa nuk dihen detaje për veshjen e tij në momentin kur doli nga shtëpia.
“Luten qytetarët që mund të japin ndonjë informacion për këtë person të kontaktojnë njësinë më të afërt të Policisë dhe të telefonojnë në numrin falas të telefonit 112! Mos harroni se çdo informacion mund të kthejë në familje një person të zhdukur!”, njoftojnë zyrtarët e policisë rumune.