Dy raste të zhdukjes së të rinjve janë raportuar në kryeqytet gjatë 24 orëve të fundit, duke vënë në alarm familjarët dhe autoritetet.
Sipas burimeve zyrtare, familjarët e tyre kanë bërë denoncim në polici, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e të afërmve të tyre të zhdukur. Policia ka nisur menjëherë kërkimet dhe po vijon punën për lokalizimin e tyre.
Në njërin prej rasteve, një 22-vjeçar, F.I, është larguar nga banesa më 16 janar 2025 dhe nuk është kthyer më, sipas denoncimit të bërë nga xhaxhai i tij, E.Sh.
Ndërkohë, në një tjetër rast, një 25-vjeçar, K.H, është raportuar i zhdukur nga i ati, F.H, pasi ka humbur kontaktet me familjen.
“Më datë 18.01.2025, shtetasi E.Sh, kallzon se, prej datës 16.01.2024, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer nipi i tij shtetasi F.I, 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Më datë 18.01.2025, shtetasi F.H, kallzon se, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer djali i tij shtetasi K.H, 25 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.