“Zgjohet” Bumçi: Tani që morëm vulën, do rrëzojmë regjimin e Edi Ramës

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka deklaruar në studion e RTSH-së se pas vendimit të djeshëm për marrjen e vulës nga ana e Rithemelimit, tani misioni i opozitës është rrëzimi i qeverisë së kryeministrit Rama.

Sipas Bumçit, opozita ka përballë një regjim dhe si i tillë ai duhet shembur, sipas tij.

Kjo është një fitore e demokracisë. Vendimi i djeshëm është i mirë për shqiptarët pasi opozita e detyron qeverinë të japë llogari. Ne kemi përballë një regjim. Përballë regjimit emëruesi i përbashkët është demokracia dhe rrëzimi i regjimit. Nga 33 vite tranzicion, 13 vite ka qeverisur PD-ja, 20 vite PS-ja. Veprat më të mëdha kanë qenë në periudhën e PD-së. Kur Berisha vjen në këtë moment, çfarë bën ai në këtë moment e dorëzon. Thirrja jonë është për çdo demokrat dhe opozitar”, u shpreh Aldo Bumçi.

Bumçi vuri në dukje gjithashtu se kryeministri Rama është i frikësuar nga potenciali politik i ish-kryeministrit Berisha.

Pse ia hoqi emrin partisë 2 ditë para regjistrimit në zgjedhje. E para, kjo s’ka ndodhur në 33 vjet. Është Edi Rama që e bën këtë. E dyta, pse ia hoqi z. Berisha emrin nga fleta e votimit? Koalicioni mund të propozojë këdo. S’ka nevojë të jesh kryetar partie që të drejtosh një koalicion. Nëse z. Berisha nuk ka vota, nuk ka mbështetje, lëre në fletën e votimit dhe ai nuk do të votohet.

Pse ndërmori hapa që nuk kanë ndodhur kurrë, që nuk është vetëm frika, pse e arrestoi pa akuzë. Nuk ka akuzë z. Berisha. Rama e burgosi, i mori emrin e partisë. Kjo është një shkarje demokratike. Sot ka një opozitë përkundrejt çdo parashikimi që ishte shkatërrimi dhe thërrmimi i saj”, tha Bumçi. /m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com