Pas daljes nga BBV3, Ledjona u pyet se cilin nga banorët sheh si fitues të këtij edicioni. Përgjigja e saj në fakt ishte e papritur për të gjithë, pasi gazetarja dha emrin e Eglës. Ky moment është transmetuar edhe në shtëpi dhe është parë me habi nga banorët. Nëpërmjet një Instastory sot, ish banorja ka sqaruar kuptimin e deklaratës së saj:
Një deklaratë e imja menjëherë pas daljes nga shtëpia e BBV, ku jap një mendim të ftohtë për Eglën si fituese të mundshme të këtij edicioni të tretë, është interpretuar në forma nga më të ndryshmet. Në lidhje me këtë argument do doja të sqaroj opinionin se përgjigja ishte logjike në raport me lojën e fortë herë-herë agresive që Egla po bën aty brenda. Nëse do të flasim për ndjesi, unë mbështes shumë fort dhe do të doja të dilnin dy fitues, dy personat që kam shumë për zemër në atë shtëpi, Erjolën dhe Julin.