Iliba Bezati zgjidhet Zëvendëskryetare të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Vendimi u mor në Mbledhjen e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të mbajtur këtë të premte (10 janar).
Kandidatë për këtë funksion ishin: Gjyqtarja Iliba Bezati dhe Gjyqtari Fatri Islamaj.
Në mbledhje morën pjesë dhe votuan 26 gjyqtarë. Pas përfundimit të procesit të votimit, me 18 vota pro, u shpall fituese Gjyqtarja Iliba Bezati, e cila do të ushtrojë detyrën e Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Apelit për një mandat trevjeçar.