Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj

Nikitas Kaklamanis u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të Greqisë me 247 vota, shkruan A2 CNN.

Sipas mediave greke, shumica në Kuvend me 247 deputetë mbështeti kandidaturën e Nikitas Kaklamanis, i cili u zgjodh kështu kryetar i ri i Kuvendit. ND, PASOK, SYRIZA, Hellenic Solution, spartanët dhe shumica e deputetëve të pavarur votuan pro kandidaturës së Nikitas Kaklamanis .

Nga ana tjetër, KKE, Niki, E Majta e Re dhe Pleussi Eleftherias u deklaruan “të pranishëm”.  Në votim munguan Dimitris Natsios, Rallia Christidou dhe Nikos Vrettos.

Kujtojmë se Nikitas Kaklamanis u propozua për postin më të lartë parlamentar nga kryetari i partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis, pas dorëheqjes së Kostas Tasoulas, i cili do të jetë kandidat për President të Republikës.

Nikitas Kaklamanis, menjëherë pas shpalljes së rezultatit, mori fjalën dhe ndër të tjera tha se zgjedhja e tij në postin e lartë parlamentar shënon edhe fundin e maratonës personale politike që filloi në vitin 1990 kur ai u zgjodh për herë të parë si deputet.

“Është një gëzim, nder dhe përgjegjësi e madhe”, tha ai në fjalimin e tij të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com