Zgjerimi i BE, presidenti i Komitetit Europian për Ekonominë: Anëtarësimi duhet të jetë me meritë

Presidenti i Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, Oliver Ropke, në një konferencë në Bruksel foli në lidhje me zgjerimin e BE.

Në fjalën e tij ai tha se gjeopolitika në botë ka ndryshuar në mënyrë drastike, teksa shtoi se duhen shoqëruar më shumë shoqëritë civile.

Ropke deklaroi se anëtarësimi në BE duhet të bazohet në meritë.

Gjatë viteve të fundit kontesti gjeopolitik ka ndryshuar në mënyrë drastike.

Në nismat kemi përfshirë të gjitha vendet kandidate, përfshirë edhe Shqipëria. Duhet të angazhohemi se edhe pse anëtarësimi duhet bazuar në meritë, ka shumë gjëra që mund të bëjmë për të forcuar shoqërinë civile

Po nisim një fazë të re pasi kjo nismë do të nisë.

Jam i bindur që mund të sillni nisma dhe pikëpamje të reja. Nuk është vetëm një drejtim njëkahësh, ndaj vendosëm të çelnim dyert për të përfshirë përfaqësuesit tuaj në punën tonë. Reagimi për vendet në zgjerim ishte mbresëlënës, më shumë se 600 aplikime”, tha Ropke.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com