“Zgjedhorja” dështoi sërish, Bylykbashi: Duam reformë konsensuale, Rama s’do rotacion politik

Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore dështoi për herë të dytë. Demokratët e Rithemelimit bojkotuan mbledhjen dhe seocialistët u larguan nga salla.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në një deklaratë për mediet tha se dëshirojnë një “reformë konsensuale.”

“Duam reformë konsensuale, të respektojmë Kodin Zgjedhor”, tha ai.

Bylykbashi shtoi se mazhoranca duhet t’i japë fund lojës së saj që bën sipas tij me segmente të vogla, ndërsa theksoi se opozita kërkon një reformë me konsensus.

“Sot ishte prova se si PS nuk kërkon një reformë zgjedhore, komision bipartizan. OSBE u shpreh qartë se tradita mbi 20 vjecare është një praktikë e mirë jo vetëm për rajonin për edhe për BE. Ne kërkojmë një komision që përbëhet gjysma nga mazhoranca dhe gjysma nga opozita.Është rrëzuar njëherë kërkesë qartazi në vullnetin e shprehur të Edi Ramës për të mos bërë reformë konsensuale, në thyerje të traditës 20-vjeçare, të asaj që ka prodhuar atë që siç thotë ODIHR përbën një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, që ka garantuar dy herë rotacion politik. Edi Rama këtë nuk e do, ka bllokuar rotacionin politik nëpërmjet zgjedhjeve të manipuluara në vitet 2017, 2019, 2021 dhe 2023.

Pavarësisht këtij qëndrimi, PD dhe gjithë opozita, gjithë koalicioni opozitar ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të gjetur konsensus për të trajtuar atë që kërkojnë partnerët me deklaratën e fundit fare qartë edhe nga OSBE/ODIHR.
Kjo është kërkesa e re, e dorëzuar dje në parlament, ku 47 deputetë kanë firmosur sërish kërkesën që komisioni i Reformës Zgjedhore të rikompozohet në përputhje me vullnetin e shumicës dërrmuese të opozitës. Përsëri ne presim që mazhoranca të lërë lojën që bën me segmente të vogla. Shqipëria nuk ka nevojë për një politikë të njëanshme që mbështetet mbi paterica”, tha demokrati.

Kujtojmë që në mbledhjen e sotme mungoi bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj dhe deputetët e PD-së zyrtare, njësoj si në mbledhjen e kaluar.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com