Zgjedhjet sot në Serbi, voton kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka votuar në zgjedhjet që po zhvillohen këtë të dielë në Serbi.

Arifi kryeson listën “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.

Ekziston rreziku që shqiptarët të mos arrijnë të marrin asnjë deputet, kjo për shkak të ndarjes me dy lista.

Lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi’ ,udhëhiqet nga Shaip Kamberi.

Ndërkohë liderët politikë nga Shqipëria dhe Kosova kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të shqiptarëve në zgjedhjet e të dielës në Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com