Zgjedhjet e 4 Korrikut në Angli si dhe Kongresi i PS që pritet të mbahen në Korrik janë dy prej shkaqeve të shtyrjes së takimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër.
Takimi me shqiptarët në Angli ishte parashikuar fillimisht që të mbahej në fillim të muajit qershor.
Burime nga PS thanë se po shikohej mundësia për ta zhvilluar këtë takim në muajt e ardhshëm, por pa specifikuar një datë konkrete.
Kujtojmë që kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh me diasporën shqiptare.
Kryeministri Rama e nisi më 12 maj në Athinë takimet me emigrantët shqiptarë.
Më 26 maj, Rama u takua me bashkatdhetarët në Itali, në pallatin e sportit në ‘Busto Arsizio’ afër qytetit të Milanos, ku morën pjesë mijëra shqiptarë.
Më datë 16 qershor është parashikuar edhe takimi i fundit, me shqiptarët në Dyseldorf në Gjermani./m.j