Zgjedhjet në Himarë, Rama mbledh sot Kryesinë e PS, pritet të caktohet kandidati për kryebashkiak

Zgjedhjet në Himarë me 4 gushtë kanë vëne në lëvizje socialistët. Pa humbur kohë, Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot (8 korrik) në orën 8:30 mbledhjen e Kryesinë për të diskutuar kandidaturën e mundshme për Himarën, por edhe koordinimi në funksion të disa zgjedhjeve të cilat pritet të udhëhiqen në terren nga Blendi Klosi, drejtuesi politik i PS për qarkun e Vlorës si dhe përgatitjet për kongresin e PS më 20 korrik.

Ky takim i Kryeministrit me Kryesine, vjen përpara nisjes për në Samitin e NATO-s në Uashington.

Himara është një prej bashkive e cila që nga zgjedhjet e 14 majit 2023 “nuk gjen qetësi”, kjo për faktin se dy ditë para zgjedhjeve, Fredi Beleri kandidati nga “Bashkë Fitojmë”, i cili  doli fitues nga këto zgjedhje, u arrestua për shit-blerje votash.

Pas arrestimit në tij, në krye të bashkisë, u vendos Jorgo Goro nga radhët e PS-së, i cili po ashtu pas 10 muajsh në krye të institucionit u arrestua pasi u akuzua se ka ndërhyrë për të tjetërsuar prona në favor të të tretëve në mënyrë që të përfitonte më pas statusin e investitorit strategjik.

Teksa ndodhej në burg, Gjykata e Posaçme i komunikoi masën e dytë të sigurisë “arrest me burg” për “shpërdorim detyre”.

Aktualisht kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës është Arqile Bollano, i cili  e mori në 7 qershor duke zëvendësuar Blerina Balën, edhe kjo kryetare e komanduar.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com