Zgjedhjet në Himarë, Noka: Sot përfundon një farsë, qytetarëve iu mohua vota

Deputeti demokrat Flamur Noka ka dalë në një deklaratë për shtypin pak para përfundimit të procesit të votimit për bashkinë e Himarës.

Ai tha se me përfundimin e procesit të votimit, Partia Demokratike do të mbledhë të gjitha faktet që në Himarë ka pasur shkelje e parregullsi në procesin zgjedhor.

“Sot të gjithë himarjojtët dhe shqiptarët kanë parë një farsë, një farsë që ka nisur kohë më parë e po përfundon sot. Vetë kreu i KQZ, Celibashi e theksi se në Shqipëri kush voton e kush jo, e vendos Edi Rama, 6157 votues të Himarës ju mohua e drejta kushtetuese e votimit. Kjo ndodh vetëm në regjime e kurrë në një shtet demokratik. Në fund të procesit do mblidhen të gjitha faktet e provat”,-tha Noka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com