Zgjedhjet në Himarë, 3 PS dhe 4 opozita, KQZ miraton vendimin për anëtarët e ZAZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje, ku një nga pikat e diskutimit ishte dhe për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarin për zgjedhjet në Himarë që do mbahen më 4 gusht.

Gjatë mbledhjes, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se Partia Socialiste ka kërkuar 3 anëtarë për zgjedhjet në Himarë, 2 anëtarë ka kërkuar dhe Partia Demokratike, ndërsa Partia e Lirisë një anëtarë.

Këto propozime për anëtarët janë miratuar, anëtari i 7 i zgjedhjeve u hodh me short dhe do propozohet nga PD.

“Projektvendim “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarin e Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 88, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024”, thuhej në njoftim.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com