Zgjedhjet e parakohshme në Gjermani, të Gjelbrit zgjedhin Robert Habeck si kandidat për kancelar

Të Gjelbrit kanë emëruar ministrin e Ekonomisë Robert Habeck si kandidatin kryesor në zgjedhjet e ardhshme, më 23 shkurt 2025 në Gjermani.

Ligjvënësit nga të Gjelbërit votuan me shumicë dërrmuese në favor të zëvendëskancelarit dhe ministrit Habeck, që kandidon si kandidati kryesor i partisë në zgjedhjet e parakohshme federale të shkurtit.

Habeck fitoi 741 nga 768 vota, ose 96.48%, në konferencën e partisë në Wiesbaden në Gjermaninë perëndimore të dielën.

Kujtojmë se të shtunën, më 16 nëntor, Francisca Bratner dhe Felix Banasczak u zgjodhën si dyshja e re drejtuese e të Gjelbërve.

45-vjeçarja Franziska Brattner, zëvendësministre e ekonomisë në qeverinë aktuale dhe e besuar e ministrit Robert Hamboek, vjen nga krahu i “realistëve” (Realos) dhe ka marrë 78.15% të votave, ndërsa 35-vjeçari Felix Banaszczak, një deputet federal nga viti 2021, i përket krahut të majtë mori 92.88%.

Udhëheqësit e mëparshëm, Ricardo Lang dhe Omid Nuripour, dhanë dorëheqjen pas rezultateve të dobëta të zgjedhjeve të të Gjelbërve në shtetet lindore shtatorin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com