Zgjedhjet, britanikët “ndëshkojnë” Sunak, pritet fitore e thellë e laburistëve

Britanikët votojnë sot në zgjedhjet që pritet t’i japin frerët e pushtetit laburistëve të drejtuar nga Keir Starmer, duke i dhënë fund udhëheqjes 14-vjeçare të konservatorëve të kryeministrit Rishi Sunak. Sondazhet sugjerojnë se partia e qendrës së majtë të Starmes, do të sigurojë një fitore dërrmuese teksa votuesit pritet t’i kthejnë shpinën konservatorëve pas një periudhe katolike, që prodhoi 5 kryeministra në 8 vite.

Sondazhet tregojnë se votuesit duan thjesht ndryshimin, më shumë se sa Laboristët, çka nënkupton se Starmer mund të marrë detyrën me listën më të gjatë të detyrave në historinë britanike, por pa ndonjë mbështetje të fortë apo pa resurset financiare për ta përmbushur atë.

“Na duhet më shumë stabilitet pas politikave të pista të Torëve. Shpresoj që gjërat të pastrohen pak. Është koha për ndryshim”, tha Philip Deitemeyer.

Në një deklaratë Starmer u tha votuesve se Britania, nga kjo e enjte do të nisë një kapitull të ri. Sunak, i cili kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve disa muaj para afatit, gjatë javëve të fundit ka hequr dorë nga thirrje për një fitore të 5 radhazi të konservatorëve duke kërkuar në vend të kësaj mundësinë e një opozite të fortë, teksa përmend rrezikun e një partie laburiste të pa sfiduar në parlament.

Nëse sondazhet do të rezultojnë të sakta, Britania e Madhe do të ndjekë shembullin e vendeve të tjera europiane në ndëshkimin e qeverive të tyre, pas rritjes së kostove të jetesës.

Por ndryshe nga Franca, vendi duket se do të zhvendoset drejt qendrës së majte dhe jo nga e djathta ekstreme.

Starmer, ish-kryeprokuror i Anglisë dhe Uellsit mori drejtimin e laburistëve nga veterani socialist Jeremy Corbyn pasi ky i fundit pësoi humbjen më të thellë në 84 vite përballë konservatorëve të Boris Johnson në 2019.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com