Zgjat fare pak arratia e të riut që plagosi babë e bir, arrestohet nga policia

Policia ka arrestuar Kristjan Thaçin, autorin e plagosjes të babë e bir në Tiranë.

Thaçi plagosi në kryeqytet babë e bir, Arben dhe Marjo Miha, përkatësisht 60 dhe 21 vjeç.

Sherri ndodhi, pasi Thaçi pretendonte se babë e bir bënin shumë zhurmë në pallat.

Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.

Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia më herët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com