Dita e sotme ka qenë plot e përplot me debate mes Heidit dhe Eglës, dy prej banoreve që pothuajse gjatë gjithë kohës kanë patur marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.
Poashtu në qendër të diskutimeve të krijuara në shtëpi nga banorët kanë qenë dy konkurrentet në fjalë. Gjatë një momenti që Juli ka biseduar me Heidin lidhur me Eglën, banori e pyet:”Ke bërë gabim? Mos e ke njohur dhe e ke përdorur?”
Heidi: Këto janë supozime të tuat. Unë po të përgjigjem si njeri, nuk e kam njohur. Mos më thuaj pastaj që nuk tu përgjigja.
Juli: Unë po të bëj dhe pyetje retorike s’ke nevojë të përgjigjesh.
Heidi: Shiko ka patur situata që ajo mund të ketë thënë një fjalë më shumë tek marrëdhënia ime, por e vërteta është që unë jam munduar të mbaj balancën. I kam folur veç nëpër cepa, siç kanë dalë dhe disa pamje nëpër ‘Prime’.