Lufta Izrael-Gaza është “duke e marrë fokusin” nga konflikti në Ukrainë, ka thënë presidenti i shtetit, Volodymyr Zelensky.
Ai ka thënë se kjo ka qenë “një prej synimeve” të Rusisë, e cila e ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, shkruan REL.
Ai i ka bërë këto deklarata, pas një takimi që ka pasur me shefen e Bashkimit Evropian, Ursula von der Lyen në Kiev.
Mes tjerash, Zelensky e ka mohuar se kundërofensiva në Ukrainë ka ngecur.
Kundërsulmi i Ukrainës në pjesën jugore raportohet se ka shënuar pak përparim.