Zëdhënësi i Prokurorisë: Vajza shqiptare u përdhunua në grup dhe u gjet në rrugë…

Zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodrën Nikiqi tha se vajza 23 vjeçare e përdhunuar, u gjet në rrugët e qytetit.

Sipas tij nuk dihet ende se sa ditë kjo ka qenë e zhdukur, në fillim ajo u trajtua si një person i zhdukur, por pas verifikimit mjekësor rezultoi se me të kishin abuzuar seksualisht, ndërsa dyshohet se në këtë akt kanë marrë pjesë më shumë se një person, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar të arrestuar.

“Është gjetur në rrugët e Pejës. Nuk e kam informacionin se sa ditë ka qëndruar e zhdukur. Ajo është trajtuar fillimisht si person i zhdukur.

Pas pranimit të raportit mjekësor është kualifikuar dhe vepra penale përdhunimi, që është goxha e sanksionueshme me kodin penal dhe dënimi është shumë i madh.

Por për sa kohë që nuk kemi persona të dyshuar të arrestuar, apo personin, në varësi të procesit hetimor, duhet të jemi të kufizuar pasi nuk mund të dëmtojmë hetimet”,-tha Shkodran Nikiqi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë  per Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com