Bosi italian i mafias, Matteo Messina Denaro, i cili u arrestua Janarin e vitit të kaluar pas 30 vitesh në arrati dhe që ndërroi jetë më 25 Shtator 2023, ka patur një profil të rremë në rrjete sociale ku ishte aktiv.
“La Repubblica” shkruan se në Facebook ai kishte një profil me pseudonimin Francesco Averna. Kishte vetëm 5 miq, nga të cilat 3 gra dhe një dyqan veshjesh sportive.
Sipas hetimeve, Facebookun e përdorte për mesazhe private, kryesisht me gra, me të cilat shkëmbente batuta dhe disa prej të cilave i kishte takuar. Denaro e prezantonte veten si kirurg të diplomuar në Milano dhe beqar.
Ndërsa në Instagram përdorte të njëjtin identitet dhe foto profili, njësoj si dhe në Facebook, kishte vendosur një qen. Në këtë rrjet social ndiqte 447 profile dhe kishte 63 ndjekës.
/a.r