Zbulohet identiteti i vrasësit të Liridona Murselit, arrestohet edhe bashkëshorti si bashkëpunëtor

Ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli është arrestuar nga policia e Kosovës. Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se autori i vrasjes së Liridona Murselit dyshohet të jetë Granit Plava.  Ai është prangosur nga Policia e Kosovës së bashku me Naimin, bashkëshortin e së ndjerës. Kujtomë se dorasi dhe Naimi janë bashkëfshatar.

Kujtojmë se e ndjera është vrarë pasditen e së mërkurës në makinë, në afërsi të shtëpisë së saj në dalje të Prishtinës.

Njoftimi i policisë

Grabitje me pasjoja të vrasjes

Me datën 29.11.2023, rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.

INFORMACION SHTESË

Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë.

Çfarë ndodhi më 29 nëntor?

Dy persona kanë qenë autorë të krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë, ku mbeti e vrarë Liridona Murseli, 33 vjeçe.

Familja Murseli, burri, gruaja dhe dy fëmijët, dyshohet se kanë qenë në makinë kur i ka zënë pritë me veturë. Njëri prej personave ka qenë i armatosur.

Dy grabitësit, kanë qenë me një makinë me targa të huaja, të tipit Golf 5, por që Policia është në kërkim edhe të një veture BMW me targa të huaja.

Grabitësit u kanë marrë sendet me vlerë dhe më pas kanë qëlluar me armë duke lënë të vdekur Liridona Murselin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com