Seanca e sotme gjyqësore ndaj Fredi Belerit është shtyrë për në 13 shkurt, datë kur SPAK pritet të shpallë pretrencën për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.
Prokurorët e SPAK, sipas gazetares Klodiana Lala, do të kërkojnë masën e dënimit për dy të pandehurit Fredi Beleri dhe miku i tij Pandeli Kokaveshi, të cilët ndodhen në burg prej 12 Majit 2023 kur u arrestua nën akuzën e blerjes së votave.
Seanca e radhës në GJKKO për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës do të zhvillohet më 13 shkurt në orën 14:00, ku Prokuroria e Posaçme pritet të japë konkluzionet për hetimin ndaj tij.
/f.s