Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, sekuestrohen mbi 37 mijë fidanë

Mbi 37 mijë kubikë me fara dhe fidanë kanabis, janë sekuestruar nga policia në Shkodër.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Naser Lohja, 38 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Pllumb Lohja, 48 vjeç, si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Sipas policisë, në këtë territor u gjetën dhe u sekuestruan 37 336 kubikë me fara dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 48-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Plan operacional për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Luarza 1”, i organizuar nga shërbimet e Postës së Policisë Velipojë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe me ato të DVP Shkodër.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen 37 336 kubikë me fara dhe fidanë narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Identifikohen 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Kapet dhe arrestohet njëri prej tyre, si dhe vijon puna për kapjen e tjetrit.

Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional policor për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në fshatin Luarzë, ishin mbjellë në kubikë, fara dhe fidanë narkotikë cannabis sativa, me qëllim kultivimin në tokë, shërbimet e Postës së Policisë Velipojë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Luarza 1”.

Si rezultat i operacionit, në këtë territor u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 37 336 kubikë me fara dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Më tej, gjatë operacionit, si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, u identifikua, u kap dhe u arrestua shtetasi N. L., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. L., 48 vjeç.

Vijon puna për kapjen e 48-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com