Zbrazi një karikator/ Skandal në Kroaci, zv/kryeministri qëllon me pistoletë nga makina në lëvizje (VIDEO)

Zëvendëskryeministri kroat Josip Dabro ka dhënë dorëheqjen ‘për arsye morale’ pasi një video e tij duke qëlluar me armë zjarri nga dritarja e një makine në lëvizje ndërsa këndonte me muzikë të lartë qarkulloi në rrjet.

“Unë paraqes dorëheqjen time të parevokueshme,” postoi Dabro në Facebook , pasi u përpoq të shpjegonte klipin, duke thënë se ishte filmuar vite më parë dhe se ai po përdorte plumba stërvitje.

Videoja, e bërë publike në fillim të kësaj jave, e tregon atë të ulur në sediljen e pasagjerit të një makine në lëvizje, duke kënduar me muzikë të lartë dhe duke gjuajtur me pistoletë në errësirë. Dritat në distancë duket se tregojnë një zonë të banuar.

“Jam i vetëdijshëm se këto rrethana krijojnë një barrë shtesë për qeverinë dhe partinë time”, ka shkruar ai në deklaratën e dorëheqjes.

“Si një njeri i përgjegjshëm dhe zyrtar publik, besoj se situata ime personale nuk duhet të shkëpusë vëmendjen nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe sektorit”, tha ai.

Ai tha se e filmoi videon përpara se të mbante ndonjë post në qeveri dhe pretendoi se transmetimi i saj ishte një sulm politik nga një ish-mik i kthyer në rival.

Lideri i partisë së tij, Ivan Penava, tha në një konferencë për shtyp se video “ishte private dhe iu dërgua njerëzve që Dabro mendonte se ishin miqtë e tij… Në asnjë moment ai nuk vuri jetën e askujt në rrezik”.

Dabro është një anëtar drejtues i partisë nacionaliste të djathtë, Lëvizja Atdheu, në koalicion me partinë e qendrës së djathtë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) të kryeministrit Andrej Plenkoviç.

Zyra e Plenkoviç konfirmoi se Dabros i ishte kërkuar të jepte dorëheqjen të premten mbrëma dhe do të shkarkohej nga detyra sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com