Zbardhet telefonata e Biden me Erdoganin, çfarë diskutuan dy liderat

Të enjten, presidenti amerikan Joe Biden pati një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Të dy liderët diskutuan hyrjen e Suedisë në NATO, luftën në Gaza dhe kërkesën turke për blerjen e F-16.

Sipas mediave turke, presidenti turk theksoi se SHBA ka një “përgjegjësi historike” për të siguruar një armëpushim të përhershëm në konfliktin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur dhe se sulmet e zgjatura të Izraelit mund të kenë pasoja negative në mbarë botën.

Erdogan theksoi se një armëpushim mund të arrihet shpejt nëse SHBA-ja tërhiq “mbështetjen e pakushtëzuar” për Izraelin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com