Është zbardhur dëshmia e dhënë për hetuesit e bashkëshortes së Jetnor Zhabolit, i cili kishte kthyer banesën e tyre në një burg për më shumë se një viti e gjysmë.
Ajo jetonte e monitoruar me kamera të instaluara në të gjithë banesës, si edhe jashtë saj, si edhe është dhunuar psikologjikisht e fizikisht nga 35-vjeçari, por nuk e ka denocuar të shoqin për shkak se e donte.
“Jam dhunuar dhe jetoj si te isha në burg, por nuk e kam kallëzuar burrin, pasi unë e dua atë”, tregoi gruaja e 35-vjeçarit, e cila u njoh me Jetnor Zhabolin kur ishin studentë në universitet dhe janë në një marrëdhënie prej 15 vitesh.
Ajo tregoi se Jetnori i kishte hequr telefonin dhe se nuk e lejonte të fliste me familjarët e saj, duke i ndërprerë çdo lloj komunikimi.
“Gjatë kësaj kohe unë nuk di asgjë për familjen time, pasi ai më ka ndërprerë komunikimet. Nuk kam asnjë dokument identifikimi, pasi mi ka marrë Jetnori.
Këtë tmerr e përjetoj prej një viti e gjysmë dhe nuk mundem më”, gruaja në dëshminë e saj, duke shtuar se i shoqi nuk ishte përdorues lëndësh narkotike dhe nuk gjente shpjegim sesi kishte përfunduar në këtë pikë.
“Ai nuk merr medikamente, pasi asnjëherë nuk ka pranuar se ka probleme shëndetësore”, ka dëshmuar ajo.
Tronditës është edhe rrëfimi i vajzës 9-vjeçare të çiftit, e cila ka rrëfyer për psikologen se i ati e rrihte nënën e saj dhe se i kishte vendosur kamera tek koka e krevatit.
“Shkojmë në shkollë me babin e mamin. Babi i bërtet mamit pa arsye. E godet atë. Babi e akuzon mamin se flet me muret e shtëpisë. Babi i thotë mamit se ajo flet me muret e shtëpisë dhe i ka vënë mamit kamera të koka e krevatit.
Babi thotë se mami dëgjon zhurma, por zhurma nuk ka. Ai e ka mbushur shtëpinë me kamera, ja ka vënë kameran mamit te koka e krevatit. E kontrollon gjithë kohës”, ka rrëfyer e mitura.
Pjesë nga dëshmia:
“Një qytetar, pati vënë në lëvizje policinë. Shumë shkurt, ai sinjalizoi në sallën operative se në një banesë pranë xhamisë se Selitës kishte një konflikt.
Kur patrulla e Përgjithshme mbërriti në adresën e dhënë, gjeti të mbyllur me çelës, një vajzë të vogël, nënën dhe gjyshen e saj.
Historia që do të rrëfenin me pas të treja ato ishte tronditëse edhe për vetë policinë.
Gruaja të cilën do ta identifikoj me shkronjën E., në prani të psikologut tha se “prej një viti e gjysmë jetoj si në burg”.
“Jam dhunuar dhe jetoj si te isha në burg, por nuk e kam kallëzuar burrin, pasi unë e dua atë”.
E., ishte njohur me Jetnor Zhabolin 15 vite më parë, kur të dy ishin studentë. U dashuruan dhe nuk hezituan, por vendosën të nisin jetën sëbashku. Sollën në jetë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.
Gjithçka shkonte më së miri, deri ditën kur Jetnori, tashmë 35 vjecar filloj të “dëgjonte zëra”. Shfaqi shenjat e para të xhelozisë për E. Mes çiftit nisën konfliktet e para. Jetnori nisi ta kontrollonte E., në çdo lëvizje. Montoi kamera në të gjithë shtëpinë.
“Kam një vit e gjysmë që jetoj në shtëpi e monitoruar nga kamera. Nuk dal dot vetëm. Jetnori më mban të izoluar në banesë. Ka kamera të lëvizshme në banesë, ka bllokues valësh. Kamerat e lëvizshme, ai mi vë tek komodina e dhomës dhe kur fle gjumë jam e monitoruar, jam e kontrolluar cdo moment. Më ka hequr telefonin”, iu tha E., hetuesve në gjendje të rënduar psikologjike.
Edhe në momentin kur policia trokiti në derën e familjes Zhaboli, vajza e mitur dhe 2 gratë, gruaja dhe nëna e Jetnorit nuk mundeshin të dilnin nga izolimi.
“Ne nuk kemi çelës”, iu thanë oficerëve. Jetnori e kishte mbyllur derën nga jashtë dhe ishte larguar për të çuar në kopësht djalin e vogël.
E., kishte humbur ndërkohë edhe kontaktet me familjen e saj.
“Gjatë kësaj kohe unë nuk di asgjë për familjen time, pasi ai më ka ndërprerë komunikimet”, tha ajo mes lotësh.
“Nuk kam asnjë dokument identifikimi, pasi mi ka marrë Jetnori. Këtë tmerr e përjetoj prej një viti e gjysmë dhe nuk mundem më”- shtoi më tej ajo.
Gruaja tha për hetuesit, se ai nuk kishte qenë asnjëherë më parë i dënuar, as përdorues lëndësh narkotike dhe nuk gjente shpjegim sesi kishte përfunduar në këtë pikë. Jetnori nuk pranonte as të kurohej, sepse nuk pranonte se ishte sëmurë.
“Ai nuk merr medikamente, pasi asnjëherë nuk ka pranuar se ka probleme shëndetësore”, tha E.
Nëna e Zhabolit doli në krah të nuses së djalit. Ajo tha se E., është një grua e jashtëzakonshme dhe se I biri që kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, e kishte izoluar dhe e dhunonte.
“Për E nuk kam asnjë ankesë. Është e rregullt, besnike. Prej më shumë se një viti Jetnori ka filluar me probleme shëndetësore emocionale, dhe mendore mund ta themi. Ka shqetësime sikur dëgjon zhurma në muret e banesës, përgjime. Për këtë shkak ka bërë kontrolle me specialistë dhe nga kontrolli nuk ka dalë gjë. Jetnori ka probleme, pasi në banesë nuk ka zhurma, janë sajesa të tij. E kam djalë, pikën time të dobët, por duhet ta pranoj më keqardhje se Jetnori ka probleme emocionale, që mund te shkojnë edhe mendore”.
“Është xheloz për gruan. Ajo është shembullore dhe Jetnorit ja bën sëmundja”, shtoi mes lotësh nëna e 35-vjeçarit.
Shumëkush mund të thotë, përse nuk e kuruan, përse se denoncuan. Do duhej të ishte denoncuar, por problemet e shëndetit mendor, fillimisht janë të vështira për tu kuptuar, e kalvari që vjen me pas është rraskapitës. Aq rraskapitës sa E,. kishte menduar edhe vetëvrasjen.
Fëmijë të rritur nën terror
“Shkojmë në shkollë me babin e mamin. Babi i bërtet mamit pa arsye. E godet atë. Babi e akuzon mamin se flet me muret e shtëpisë. Babi i thotë mamit se ajo flet me muret e shtëpisë dhe i ka vënë mamit kamera të koka e krevatit. Babi thotë se mami dëgjon zhurma, por zhurma nuk ka. Ai e ka mbushur shtëpinë me kamera, ja ka vënë kameran mamit te koka e krevatit. E kontrollon gjithë kohës”, rrëfen vajza e mitur në praninë e psikologut.
Ajo thotë mes lotësh “kam parë babin që rreh mamin, por ajo nuk është ankuar asnjëherë, se e mbron babin”.
Vajza i tha psikologes se ndihej mirë që po e tregonte historinë e tyre. Ndërsa shpjegon se ka qarë shumë në shkollë, por nuk ka treguar për problemet që kishin.
“Nuk ndihem mirë në pranine e babit, se ai është gjithmonë me nerva. Ndihem mirë vetëm me mamin. Mami e do shumë babin. Dua që babi të mjekohet dhe të jetoj me të, vëllain, mamin e gjyshen”, shprehet më tej vajza.
Ajo iu kërkon hetuesve të mos i tregojnë babit për gjërat që iu rrëfeu atyre. Është vetëm 9 vjeç. Një fëmijë i rritur me trauma.
/f.s