Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të PD nuk kanë munguar as debatet mes të pranishmëve.
Anëtari i Këshillit, Osman Stafa sfidoi drejtuesit politikë, që të qëndrojnë poshtë në lista, ndërsa Paloka tha se nuk mund të hyjnë në zgjedhje për të marrë një mandat dhe se nuk mund të lejojnë të vjedhin votat, ndërsa bëri thirrje për t’u bashkuar.
Stafa: Do e pranoni sfidën që të jeni poshtë në listë?
Paloka: Nëse Rama na i vjedh prapë zgjedhjet s’do dal më të them që na i vodhi. Përgjegjësia vjen tek ne si fillim. Ne nuk hyjmë në zgjedhje për të marrë një mandat. Nëse na i vjedhin prapë jemi ne qe ja u kemi vjedhur demokratëve. Ta shohim ne këtë si betejë jet a vdekje. Mos e shihni këtë ndarje si sfidë me njëri tjetrin. Të jemi bashkë për të rrëzuar Ramën. Fushata të jetë luftë, jo në kuptimin figurativ.
Flamur Noka: Lista e drejtuesve të qarqeve është kompetencë e Kryetarit të PD. Neni 46 pika 2, Kryetari mund të ngrejë ekipe ndihmëse.
I pyetur nga një anëtare se përse Tomorr Alizoti nuk është më drejtues politik në Berat, Flamur Noka tha se “është respektuar kërkesa e tij për t’u larguar nga qarku i Beratit për në Tiranë.”
Gjithashtu, Apollon Baçe pyeti për listat se “si propozoi PD lista të hapura apo të mbyllura”, ndërsa Oerd Bylykbashi sqaroi qëndrimin e tij në Kuvend.