Zbardhet agjenda e plotë e vizitës së Erdogan në Tiranë! Nga takimi me Begajn, konferenca me Ramën dhe inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvillon nesër një vizitë në Tiranë. Sipas informacioneve, ai pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 11:00 të paradites.

Erdogan pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Më pas ai do të ketë një konferencë për mediat me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.

Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite, ku më pas do t’i drejtohet Beogradit dhe do të zhvillojë disa takime.

Agjenda e plotë:

11:30 – 11:40
Ceremonia e pritjes në Presidencë

11:40 – 12:40
Takim me presidentin Begaj

12:40 – 13:40
Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë

13:40 – 14:00
Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

14:00 – 14:30
Konferencë Erdogan- Rama

16:30 – 17:30
Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com