Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një nënë ka tentuar të mbytet në lumë bashkë me 4 fëmijët, duke përsëritur tragjedinë e Alma Arrazit.
Sipas burimeve, 27-vjeçarja prej disa kohësh është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe ishte shpërngulur tek prindërit.
Ndërkohë që kohët e fundit, gjendja e saj psikologjike ishte rënduar, çka ishte vënë re edhe nga familjarët e saj.
Sipas burimeve, 27-vjeçarja pak minuta se të ndërmerrte tentativë e vetëmbytjes, ka komunikuar me një nga familjarët e saj dhe këta të fundit kanë lajmëruar efektivët e policisë të cilët në kohë rekord kanë mbërritur pranë vendit ku ishte pozicionuar 27-vjeçarja dhe 4 të vegjlit e saj.
E reja dukej në gjendje të rënduar psikologjike, teksa është marrë dhe është shoqëruar në komisariat nga patrulla e cila i erdhi në ndihmë dhe parandaloi ngjarjen.