16-vjeçarja që prej dy vitesh kishte një raport intim me mjekun Dervish Hasi, u njoh me të nëpërmjet gjyshes.
Në një intervistë për emisionin “Breaking” në Top News, gazetarja Anila Hoxha tregoi detaje nga hetimet për 42-vjeçarin që akuzohet për “trafikimin e të miturve dhe pornografi”. Sipas gazetares, e mitura nisi kontaktet me mjekun kur gjyshja e saj po kurohej në spital.
“16-vjeçarja ishte në spital nga gjyshja. Vajza ka qenë personi i kontaktit gjatë trajtimit të gjyshes, kur ishte 14 vjeçe. Prindërit thonë se vajza nisi të ndryshonte sjellje, të largohej nga banesa dhe të indoktrinohej nga mjeku”.
Nga celulari i të miturës, janë gjetur prova se Hasi ka kryer pornografi, u shpreh Anila Hoxha.
“Prokuroria e Tiranës, pasi ka dëgjuar faktet, e ka dërguar mjekun e dyshuar arrest me burg. Avokati dhe vetë mjeku kanë deklaruar pafajshmëri. Kanë qenë prindërit e minores që kanë vënë re ndryshimet te vajza. Mjeku kundërshtuar të japë celularin. Telefoni është dërguar për kqyrje të menjëhershme.
Deri më tani është kqyrur celulari i 16-vjeçares, ku nisin dyshimet për pornografi, pasi mjeku i ka shpërndarë videot intime. Vepra penale është rikualifikuar për pornografi. Vajza dyshohet se është filmuar nga mjeku dhe i është nënshtruar pornografisë”.
Ndërkohë, janë kërkuar edhe dëshmitë e bashkëjetueseve të tjera, të cilat deri më tani refuzojnë të flasin.
/f.s